Nuri: PD bojkoton punimet e Kuvendit, nuk merren parasysh kërkesat e protestuesve. Ligjet të ndryshuara me porosi (VIDEO)

Nuri: PD bojkoton punimet e Kuvendit, nuk merren parasysh kërkesat e protestuesve. Ligjet të ndryshuara me porosi (VIDEO)

Avokati Franc Nuri, thotë se në mbledhja e grupit të Partisë Demokratike ka marrë vendimin që sot dhe në vijim të mos shkohet në parlament, për sa kohë që katër kërkesat e protestuesve të cilat PD i ka sjellë në Kuvend si projektligje, nuk futen në kalendar dhe për rrjedhojë do të ketë bojkot.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi mbledhja e Kuvendit nuk i ka përfshirë fare këto projektligje dhe për këtë arsye grupi i PD ka vendosur të mos marrë pjesë në seanca.

 

Është dhe një deklaratë e grupit të PD, ku thuhet se dënon mazhorancën dhe forcën e kartonëve të saj për llogaridhënie të Kryeministrit dhe ministrave dhe në vijim të kësaj qasje bllokuese, nuk është përcaktuar data e shqyrtimit të katër projektligjeve, projektligji i shfuqizimit të ligjit për zonat e mbrojtura, shfuqizimi i ligjeve për investimet strategjike dhe paketën e maleve dhe projektligji për shfuqizimin e dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore. 

 

Sa i takon librit “The Albanias Files” të depozituar në SPAK, Nuri deklaroi se mund të shërbejë si indicie për hetimin.

 

Dyshimi kryesor është i thjeshtë, ne dyshojmë se kjo qeveri në shumicën e rasteve i ka ndryshuar ligjet me porosi, sepse tani që u publikuan projektet dolën që projektet kanë qenë gati më parë, nga akitektët më të mëdhenj dhe studiot më të mëdha arkitekturore në botë.

 

Duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë propozuar me detaje kaq teknike, se deputetëve ua jep gati projektligjin dhe thuhet që të hiqet kjo pikë dhe të shtohet kjo tjetra. Ligji ka ardhur gati, për të shmangur transparencën dhe grupet e interesit.

 

Ka me dhjetëra ligje shumë teknike që vijnë vetëm me deputetë. Dërgimin në SPAK të librit “The Albanian Files”, hetuesit mund ta marrin si indicie. Në SPAK nuk merren dorazi depozitime, por me postë.  

 

Fakti që këto projekte janë publikuar në këtë libër të bërë nga të huajt, i porositur para disa vitesh, ku parashikohej të ndërtohej në zona të mbrojtura, kjo tregon se këta që kanë ndryshuar ligjin, e kanë pas ditur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy