Kosova ende pa shanse për liberalizim të vizave

Kosova ende pa shanse për liberalizim të vizave

Samitit të Berlinit tash së fundmi, nuk dha asnjë sinjal se së shpejti mund të ndodhë vendimmarrja sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Pas takimit të Berlinit presidenti e kryeministri dolën me qëndrime të ndryshme rreth çështjes së vizave.

Pavarësisht pritshmërive të krerëve institucionalë se në Samitin e Berlinit do të merrej sinjali pozitiv për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shfaq i zhgënjyer pas takimit të Berlinit. Në një deklaratë për medie kreu i shtetit tha se çështja e vizave hasi në një pozicion injorues gjatë takimit. Rrjedhimisht, për mosfinalizim të këtij procesi Thaçi fajësoi Bashkimin Evropian, duke thënë se BE-ja dha premtime mashtruese lidhur me liberalizimin, shkruan e përdtishmja “Zëri” në Kosovë.

Por ndryshe u paraqit kryeministri Ramush Haradinaj. Pas një takimi që pati me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, shefi i ekzekutivit tha se Kosova e mori “Po”-në e Gjermanisë për vizat. Por pavarësisht kësaj njohësit e integrimeve evropiane konsiderojnë se momentalisht nuk ekziston momentumi për ta shtyrë përpara çështjen e vizave.

Sipas tyre, në kuadër të Samitit nuk ka pasur asnjë deklarim publik prej zyrtarëve të BE-së lidhur me vendimmarrjen rreth vizave për Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy