Erald Kapri nga partia “Mundësia” deklaron se ajo që flitej si thashethem se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj komandon mediat, tani është provë.
Nga studio e “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai e cilësoi si guxim të madh nga prokurorët që të përgjonin në qelinë e burgut.
Kapri tha se përgjimet tregojnë se kemi të bëjmë me një personazh që jo vetëm ka perënduar nga pikëpamja politike, por me sulmet po i bën gropën Edi Ramës dhe mazhorancës
Guximi i prokurorëve që i bënë dhe përgjimi ambiental dhe telefonik është për tu lavdëruar, tregojnë se kemi të bëjmë me një personazh që jo vetëm ka perënduar nga pikëpamja politike, por me sulmet po i bën gropën Edi Ramës dhe mazhorancës.
Shpresoj që me këtë çështje SPAK t’i shkojë deri në fund. Vendimi i fundit e varrosi përfundimisht karrierën politike të Erion Veliaj.
Mendoj se kemi të bëjmë me një përpëlitje të Veliajt, e cila nuk do e çoj askund.
Ai zbulon veten e vetë, por kësaj radhe me prova.



