
Analisti Agim Baçi tha në studion e MCN Live se SPAK duhet t’i bashkojë në një dosje të gjitha denoncimet për deformimin e votës dhe të mos bëhet ping pong su ne 184 dhe 339.
Rinumërimi në Tiranë mund të ndryshojë në Tiranë ndonjë votë, në Fier, duke qenë në kufi PS me lëvizjen e Lapajt. Nuk na interesojnë emra, duam të dimë se çfarë ka ndodhur. Po flasim për ditën e zgjedhjeve.
Kushdo që ka këmbëngulur që të mohojë votimin elektronik, është i garantuar ka gabuar dhe i ka dhënë avantazh këtyre devijimeve.
Duhet parë raporti, politik. Mund të jetë raste dhe përgjegjësi nëse shohim orientim të votës. Përgjegjësia është politike që i ka çuar në këtë situatë banale.
SPAK ka bërë ca aksione pavarësisht se policia ishte shumë e aftë me opozitën dhe dembele me mazhorancën kur vinin rastet e denoncimeve mezi arrinin te ajo zyra ku bëhej fjalë për shkelje, kurse te opozita mbërrinin brenda 5 minutash. Mund të bashkohen të gjitha çështje në një të vetme dhe të mos bëhet ping-pong me 184 dhe 339.



