Manjani: Rama dhe PS më të votuarat pa asnjë diskutim

Manjani: Rama dhe PS më të votuarat pa asnjë diskutim

Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste që ai drejton janë në mënyrë të padiskutueshme më të votuarat sipas ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

I ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, Manjani tha se pavarësisht votës së qytetarëve, Rama sërish ka marrë më shumë se sa i ka dhënë populli. Sipas tij përqindja e votave të marra nga qytetarët nuk korrespondon me numrin e vendeve në parlament.  

“Edi Rama është më i votuari dhe PS është më e votuara pa asnjë diskutim, por ka marrë më shumë pushtet se sa i kanë dhënë. 48% e popullit nuk korespondon me 58% të vendeve që ai ka në parlament. Është e pandershme të marrësh vota më shumë se të ka dhënë populli. Duhet pranuar po ashtu që opozita dështoi që të shfaqej unike dhe të krijonte idenë e votës popullore kundër qeverisë”, tha Manjani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy