Përfitim nga rënia e Erion Veliajt mund të ketë më shumë opozita se sa Edi Rama.
Kryeministri nuk mund të bëjë harakiri dhe të dalë i fituar.
Kështu tha gazetari Sebastian Zonja në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, duke deklaruar se ndan bindjen se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vijon që të ketë fuqi politike.
Rama kur ishte kryetar opozite kishte përballje me Fatos Nanon, Veliaj nuk ka asnjë përballje me Ramën.
Zgjedhjet i ka fituar pa asnjë kandidat përballë. Tani po kërkon si kundërshtar zotin Berisha. Se Veliaj po i hedh dorashkën Berishën.
Ose kërkon të fuqizohet si një lloj lideri dhe thotë se mua po ma bën këtë Berisha.



