Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Dërgimi në “Venecia” për të qartësuar edhe rastet në të ardhmen (VIDEO)

Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Dërgimi në “Venecia” për të qartësuar edhe rastet në të ardhmen (VIDEO)

Mandati i deputetes Olta Xhaçka është bërë pjesë e debateve paraditen e sotme në Konferencën e Kryetarëve, ku opozita akuzonte për mbrojtjen e saj duke mos e dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Gazmend Bardhi ka akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali se ka shkelmuar Kushtetutën.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi deklaroi se e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë.

Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy