
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar rreth orës 8:00, në Qendrën e Votimit pranë Liceut Artistik në Tiranë, dhe më pas i është drejtuar me një mesazh edhe politikanëve.
Ruçi foli për fitore të qytetarëve në këtë ditë votimesh, ndërsa tha se ‘humbësit duhet të dinë të administrojnë humbjen pa panik e pesimizëm’.
“Sot është dita e qytetarëve e unë kam bindje se sot do fitojë qytetaria e ne politikanët duhet të heshtim të ndjekim procesin e ti nënshtrohemi verditit që do japë sovrani.
Sot s’ka as të fituar as të humbur. Sot fitojnë vetëm qytetarët, kushdo që do mundohet me harbutërinë e tij për ta bërë pis e për ta nënshtruar atë sigurisht që do dështojë.
Nga nesër e tutje do ketë një fitues e një humbës ajo që do këshilloja është që nga nesër fituesi të dijë të administrojë fitoren pa eufori kurse humnbësi duhet të dijë të administrojë humbjen pa panik e pesimizëm”, tha Ruçi.



