Berisha: Shullazi bëri presion në burg për të votuar Erion Veliajn

Berisha: Shullazi bëri presion në burg për të votuar Erion Veliajn

Kryedemokrati Sali Berisha në vijim të denoncimeve për parregullsitë e zgjedhjeve deklaroi ditën e sotme se një manipulim i tmerrshëm është bërë në burgjet e Shqipërisë. Në një dalje për mediat ditën e sotme Berisha tha se në burgun 313, ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të burgosur nga grupi i Emiljano Shullazit dhe vetë Shullazi, iu janë bërë format më të egra të presionit. “Shullazi dhe grupi i tij, është lejuar në kundërshtim flagrant me rregulloren e burgut, të kalojë nga kati në kat për të ushtruar terror mbi të burgosurit për të votuar për Erion Veliajn. Të burgosurve iu është kërkuar deklaratë, por ka nga ata që kanë refuzuar deklaratën për dinjitetin dhe nuk kanë firmosur për të votuar për Erion Veliajn. Në listën e zgjedhësve ka pasur gjithsej 130 votues, në ditën e votimit kanë votuar 300 votues.” Ndër të tjera tha zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve. Berisha tha se videot dëshmojnë se në mbi 70% të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë. “Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën në të cilën ata qëndrojnë nga aparatura e votimit dhe këta militantë të PS-së, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, të trajnuar në sipërmarrjen e peshkut të Lucës, dhe të trajtuar nga Luca, janë treguar shkelës të ligjit, kriminelë elektoralë pothuaj në të gjitha qendrat e votimit”, u shpreh Berisha. Sipas tij, analiza në PD nuk ka filluar pasi çdo ditë po bëhet analizë e procesit elektoral. Ndër të tjera tha se me të mbaruar kjo analizë do ndërmerren protestat e fuqishme për rikthimin e votës së lirë.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy