I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatë javës kanë qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, derisa Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori pritet të zbatojë vendimin për targat dhe dokumentet.
E të enjten pas vizitave në Kosovë, Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Beograd.
Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se pas një raundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur, duke vlerësuar siç shkruan “përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për tu mbështetur në zgjidhje evropian”.
Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë.
Nga ana e tij, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se pjesa e dytë e takimeve me të dërguarit e posaçëm Gabriel Esobar dhe Miroslav Lajcak, me praninë e Ambasadorit Hill e Kreut të Delegacionit të BE-së në Serbi Emanuele Giaufret, që u zhvilluan të enjten përfundoi sot, e premte 26 gusht, 15 minuta pas mesnate.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, presidenti serb ka shkruar:
Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe dokumentet.
Ai ka thënë se ka përfunduar dialogu asimetrik dhe se RKS janë tabelat e Kosovës, ndërkaq, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim.



