Përse na shërben integrimi në BE? Çipi: Për ta boshatisur përfundimisht Shqipërinë

Përse na shërben integrimi në BE? Çipi: Për ta boshatisur përfundimisht Shqipërinë

Dy ditë më parë, në Shkup u mbajt tryeza e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku u theksua sërish angazhimi i qeverisë shqiptare për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Por sa na shërben realisht si shtet ky proces?
Gazetari Kastriot Çipi, i ftuar në emisionin “MCN Informacion”, u shpreh skeptik dhe kritik ndaj këtij integrimi. 

Sipas tij, integrimi në BE do të shërbejë vetëm për boshatisjen përfundimtare të Shqipërisë.

Çfarë na shërben integrimi në BE? Për ta boshatisur përfundimisht Shqipërinë. 

Ata që kanë ndërmend të ikin, përballen sot me vështirësi për t’u sistemuar apo për të gjetur punë, pasi nuk jemi pjesë e BE-së.

 Aktualisht, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të qëndrojnë deri në 180 ditë në vit në vendet e BE-së,  pra, dy herë nga tre muaj. Por, nëse hiqen barrierat burokratike dhe administrative, unë mendoj se këtu nuk do të mbetet më askush. 

Çipi shtoi se nuk njeh persona me pasaporta evropiane që kanë mundësi të jetojnë në Perëndim, por zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri. 

Unë nuk njoh persona me pasaporta evropiane që kanë mundësi të jetojnë në Perëndim, por zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri,  përveç atyre që jetojnë më mirë këtu se kudo tjetër, zakonisht sepse kanë akses në fondet publike apo përfitojnë të ardhura më të larta se sa do të fitonin në ndonjë vend tjetër të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy