Pas intervenimit kirurgjik, presidentja e Kosovës, lirohet nga spitali

Pas intervenimit kirurgjik, presidentja e Kosovës, lirohet nga spitali

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dalë nga spitali të premten mbrëma me rekomandimin e mjekëve.

Osmani, më 2 nëntor i është nënshtruar intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit) në një spital privat, teksa tani gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, i cili ka thënë se ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, më 2 nëntor, presidentja Osmani kishte bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të presidentes së republikës tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Presidentja e Kosovës u kritikua për faktin se zgjodhi një institucion privat shëndetësor për trajtimin e saj para institucioneve publike, mirëpo ajo u justifikua se pjesë e spitalit ku u hospitalizua, ishte xhaxhai i saj, i cili, sipas këshilltarit të saj, kishte përcjell gjendjen e saj shëndetësore në vazhdimësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy