Me kë do bëj koalicion PS pas zgjedhjeve, ja si përgjigjet Gramoz Ruçi

Me kë do bëj koalicion PS pas zgjedhjeve, ja si përgjigjet Gramoz Ruçi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi shprehet se nuk do të ketë asnjë koalicion me PD apo LSI pas zgjedhjeve.

Duke folur nga Fieri, qarku ku edhe kandidaton, Ruçi u shpreh se vota duhet të jetë masive për PS-në dhe Edi Ramën për të qeverisur të vetëm.

“Marrëveshja me PD, ishte një marrëveshje në të mirë të vendit. Askush nuk dëshiron prishjen e stabilitetit që kemi arritur, askush nuk do të dëshironte të vihej në diskutim rezultati zgjedhor” ka thënë kandidati Ruçi.

“Por shpreh bindjen dhe ju garantoj se nuk do të ketë koalicione as me PD dhe as me LSI në qeverisjen tonë pas 25 qershorit. Të votojmë të gjithë PS për të patur në krye të qeverisë tonë Edi Ramën, projektuesin e reformave më të mëdha të vendit, për të qeverisur të vetëm dhe siç dimë ne të ndërtojmë shtet” u shpreh më tej kreu i grupit të PS-së.

“Për herë të parë në këto zgjedhje nuk ka ankth dhe frikë”, ka thënë Gramoz Ruci. Janë zgjedhjet kur pas numërimit të votave, humbësi të pranojë humbjen dhe fituesi të menaxhojë fitoren”, perfundoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy