
Seanca paraprake për dosjen "Partizani", për të cilën është hetuar kryedemokrati Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është shtyrë për në datën 5 maj.

Avokati Genc Gjokutaj në një prononcim për mediat bëri me dije se shkak është bërë kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi.
Gjokutaj tha se mbrojtja ka kërkuar largimin e gjyqtares Davidhi për “njëanshmëri të theksuar” në vendimmarrjen e saj të mëparshme.



