Spiropali takohet me Erdogan: Bashkëpunimi me Turqinë, i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Erdogan: Bashkëpunimi me Turqinë, i orientuar drejt së ardhmes

Gjatë qëndrimit të saj në Stamboll, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me Ministrat e Jashtëm të Rajonit, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

 

Spiropali thekson se gjatë takimit i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor.

 

Ky kontribut sipas saj, reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

 

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. 

Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy