“Pa LSI nuk e kishe provuar karrigen e kryeministrit edhe 100 vjet”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit

“Pa LSI nuk e kishe provuar karrigen e kryeministrit edhe 100 vjet”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit

Teksa bisedon me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shpesh herë edhe replikon me ta pas kritikave të ndryshme.

Një qytetarë i ka shkruar kreut të qeverisë në rrjetin social "Facebook" duke i thënë se pa LSI nuk do ta kishte provuar karrigen e kryeministrit.

Qytetari:  Edi Rama PD “rafmet past” harroje….T’gjallet me t’gjalle, t’vdekurit me t’vdekur.

Por pa LSI nuk e kishe provu karrigen e Kryeministrit edhe 100 vjet. Nuk eshte marre (turp) me falenderu nganjehere…jo veç me kerku.

Rama: Vin, kjo nuk eshte as pune karrigesh as pune kerkesash, kjo eshte si ta bejme punen per Shqiperine edhe me mire dhe ta cojme flamurin kuqezi ne oborrin e Bashkimit Europian!

vini

Replikat e plota

Qytetari: Mos fol keshtu o Edo ti po qeveris me ta, prapa ferre kane ngelur socialistet qysh kur votuan per ju rilindasit qe e shpartalluat ps

Rama: Besim prape ti? Po si ka mundesi qe nuk ve nje fije mend megjithese kalon koha dhe nuk kupton qe me kete menyre te foluri s’ke asnje shans te fitosh minimumin e respektit nga asnje bashkefoles?!

Qytetarja: Shpalos programin tend lere ca ben PD ..se popullit si interesojn budalliqet po gjerat elementare qe besonim te rivdekja juaj

Rama: Ti Eri mos shpalos mungesen e edukates ketu njehere, po me edukate mund te pyesesh cfare halli ke lidhur me programin(?)

Qytetari:..shoku Rama jepu urdher shoqes Ermonela felaj te mos fshije dhe bllokoje facebook-et e njerezve qe e kritikojne!.Stop diktatures ,dhunes,manipulimit.Lereni popullin te shprehetmos burgosni shpirtin e lire!.

Rama: Edi, gjithkush ne faqen e tij pranon ate qe do dhe rezufon ate qe do! Dhe vazhdove me kete gjuhe, edhe ketu do kapesh nga Roja i Etikes se faqes e s’do hysh dot me, prandaj kujdes me edukaten

Qytetari: Z.Rama u bere jat me kto njeher ka lezet. Dhe te kam ber nje pytje shum here pse nuk e pranon ftesen e lulit per nje debat televiziv???

Rama: Emrin fallco foton fallco kerkon edhe llogari!

Qytetari: Pas do muajve do jesh ti. Me Taulantin aty do keni dhe naj Brace me vete

Rama: Nuel cunin e paske dhe te te rroje sa malet, po te pakten per hater te cunit behu nje baba qe nuk ben xhiro bosh kur flet gjuhen amtare
Qytetari: Ju nuk kerkoni kandidate, se i keni analfabetet ne radhe.

Rama: Po c’te bejme Refat, s’morem dot diploma Kristali

Qytetari: E dimë tashmë këtë gjë. Mos e bëj baltë se nuk të shkon

Rama: Ilirjan, cfare shkon a nuk shkon percaktoje ne faqen tende, ketu nuk te takon ty ta percaktosh! S’eshte e thene te te pelqeje cdo gje dhe nese s’te pelqen thuaje po me edukate, jo sikur po flet ne klubin e fshatit pas dy dopiosh

Qytetari: U bene kryeminister me votat e lsis mos boj si intiligjent

Rama: Bledar cfare ke studiuar tek Kristali?

Qytetari:Dhe kur e mendon qe ju duhet te jeni model i shqiptarve. Turp.

Rama: Turp?! Po pse turp Fatos, ku e sheh ti turpin ne nje meme?! Humori s’eshte kurren e kurres turp o mik, prandaj mos i harxho fjalet kot..

Qytetari: Do ishte mire te fokusohesh tek ps mos u merr me kundershtaret

Rama: Qe te kuptosh sa e rendesishme eshte vota e PS s’duhet te harrosh kush jane kundershtaret e saj Daniel

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy