"Ministri Demiraj rrezikon 3 vite burg", flasin juristët: Pengoi zbardhjen e të vërtetës

"Ministri Demiraj rrezikon 3 vite burg", flasin juristët: Pengoi zbardhjen e të vërtetës

Sipas juristëve, veprimet e ministrit Demiraj të dielën në mbrëmje, mund të përbëjnë vepër penale.

Në kushtet kur ministri i Brendshëm, në kundërshtim me detyrën e tij, paraqitet në një operacion policor në terren, sipas juristëve mund të jemi në kushtet e nenit 301, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, i cili parashikon se:

“Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në nenin 301 të Kodit Penal.

Tashmë mbetet në dorën e Prokurorisë në rast se ndaj Demirajt, i cili ka vetëm një javë në krye te ministrisë së Brendshme, do të nisin hetimet apo do t’i ngrihet akuzë./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy