Dëshmia në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Falënderoni Ramën! Subashi: Ne fierakët do e falënderojmë pa fund!

Dëshmia në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Falënderoni Ramën! Subashi: Ne fierakët do e falënderojmë pa fund!

Dëshmia e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit në Komisionin Hetimor për inceneratorët, është shoqëruar me ironi mes tij dhe kryetares së komisionit. Gjatë fjalës së tij, Subashi deklaroi se në qytetin e Fierit, fushat e mbetjeve janë mbyllur duke e konsideruar fitore të madhe.

Për këtë nuk ka munguar as ironia e Tabakut e cila i drejtohet duke i thënë se mund ta falenderojë kryeministrin Edi Rama.

Subashi: Nga pikëpamja njerëzore, realisht për Fierin, por jo vetëm për këtë qytet, fushat e mbetjeje janë mbyllur. Nëse kjo nuk është zgjidhje për ata banorë atje, nuk e di se ça mund të jesh. Për mua është fitore e madhe që ai qark ka fituar shumë kjo qeverisje.

Tabaku: Falënderoni zotin Rama.

Subashi: Do ta falënderoj pa fund! Ne fierakët do e falënderojmë pa fund. Por që…

Tabaku: Me shumë kënaqësi. Unë e kuptoj shumë mirë që në këtë periudhë, kur shkojmë në SPAK unë dhe ju, do të duhet ta falënderojmë Ramën. Se mund të na duhet aty!

Armando Subashi, gjatë dëshmisë u pyet dhe në lidhje me përzgjedhjen e tokës për ndërtimin e impiantit dhe vlerën e lartë të shpronësimit të paguar nga bashkia.

Këtu përpara keni planin vendor të përgjithshëm të Bashkisë Fier dhe strategjia e zhvillimit në 15-20 vitet e ardhshme. Dokumenti është përgatitur ngas bashkia Fier. Sipas këtij plani, një nga investimet strategjike që do ndërtohej në bashkinë e fierit është dhe impianti i djegies. Sot shumë qytete vuajnë nga një ndotje e madhe që vjen na mungesa e impianteve. Bashkia e Fierit, mori nismën për ndërtimin e impiantit. Aty jepet dhe përshkrimi i projektit dhe se si mund të financohej. Një nga projektet e tjera strategjike që parashikohet nga ky plan është mbyllja e depozitimit të mbetjeve në Fier. Në datën 24/10/2016 erdhi shkresa nga Ministria e Mjedisit ku na erdhi dhe kontrata. Në ditë më pas, në 25, duke qenë se ishte caktuar një mbledhje e këshillit bashkiak, vendosëm që të shtojmë një pikë të rendit të ditës, fillimin e procedurave për të bërë gati këtë tokë këtu. Meqë jemi te meraku i madh se këtu është bërë një dëm ekonomik që është vendosur nga këtu, dhe diku tjetër, them se këtu nuk bëhet fjalë për tokë shtet. Ky impiant do të ndërtohej këtu dhe jo atje. Në total vlera e shpronësimit do të shkonte në mbi 50 mln lekë. Këtu do të ishte vlera e shpronësimit më e madhe. Kurse këtu ku e kemi është 46 mln lekë”, tha Subashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy