Kandidati serb për kryetar në veri voton me gojën e mbuluar në shenjë proteste

Kandidati serb për kryetar në veri voton me gojën e mbuluar në shenjë proteste

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut nga iniciativa Qytetare “Srpski Opstanak” (Mbijetesa Serbe), Dushan Millunoviç, ka shkuar në qendrën e votimit për të votuar për zgjedhjet lokale me gojën e mbështjellë me një shirit ngjitës mbi të cilën shkruante “Stiker”.

Kjo gjë e pazakonshme ka ardhur si protestë ndaj marrëveshjes së arritur dy javë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për targat e automjeteve nga Serbia që hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas të mbulohen me ngjitëse.

Ai së bashku me një votues tjetër po i cili e kishte të mbuluar gojën me një shirit ngjitës ku shkruante “Stiker” ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, raporton mediumi serb në Kosovë, Kossev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy