Basha: Rama ua ka sjellë qytetarëve në majë të hundës

Basha: Rama ua ka sjellë qytetarëve në majë të hundës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion, që sipas tij i ka varfëruar shqiptarët dhe po i detyron të largohen nga vendi.  Basha tha se është dyfishuar numri i familjeve në mjerim dhe janë mbyllur një numër i madh biznesesh për shkak të politikave qeverisëse të PS-së.  

“Shqiptarët po presin me padurim që koha jote të mbarojë. Ti nuk t’i zë sytë halli i shqiptarëve. Po të mos ishe ti, shqiptarët nuk do të ktheheshin masivisht siç po kthehen nga aeroportet e botës. Janë politikat e tua, është qëndrimi yt ndaj krimit. Ky është problemi i vendit. PD është e vetmja parti që nuk bleu vota, nuk doli me logorenë e vulgaritetit. Është e vetmja parti me vizion. Edhe ti i ke gëzuar të mirat e saj dhe do t’i gëzosh edhe në ditëne  afërt kur të jesh në opozitë.  Me çfarë matesh ti kur nuk ke bërë një km rrugë? Siç e gjete, ashtu e kë lënë rrugën e Elbasanit. Pas çdo sulmi kundër opozitës fshihen aferat e tua korruptive, qindra milionë euro që u zhvaten shqiptarëve vit pas viti”, tha ai.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy