Rama reagon për protestat e studentëve: Tarifat nuk i përcakton Ministria por universiteti

Rama reagon për protestat e studentëve: Tarifat nuk i përcakton Ministria por universiteti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protesta e studentëve këtë të mërkurë që u përshkallëzua edhe me goditje me vezë ndaj Ministrisë së Arsimit.

Përmes rrjetit sociale "Twitter", kreu i qeverisë thotë se do të rishikohet vendimi i qeverisë për tarifën që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, apo edhe për tarifën shtesë që u vendos nga universitetet për provimet përsëritëse të vjeshtës. 

Megjithatë Rama thotë se tarifat e tyre nuk i përcakton Ministria por universiteti, ndërsa në pikën 5 të përgjigjes së tij, ai thekson se Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.

"Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s'i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s'është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM", shkruan Rama.

Prej dy ditësh studentët protestojnë duke kërkuar heqjen e pagesës për kreditet e provimeve të mbartura, si dhe shtyrjen e afatit të pagesës vjetore të shkollës dhe pagesën e saj me këste.

​Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.

edi rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy