Sot Kuvend, votohet për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

Sot Kuvend, votohet për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

Kuventi pritet të nisë sot në orën 10:00, ku do të hidhen në votim propozimet e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të afateve të vettingut. Partia Demokratike nuk e ka zyrtarizuar ende votën pro zgjatjes së afateve të vettingut, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar vazhdimisht takime me diplomatët e huaj në vendin tonë. Ndërkohë mësohet që ditën e sotme, në mëngjes, Basha do të mbledhë deputetët, ku do t'i njohë me qëndrimin.

Nga ana tjetër grupi i Sali Berishës ka dalë hapur kundër SHBA e BE-së, duke deklaruar votën kundër zgjatjes së afateve të vettingut. Mbështetësi i Berishës, deputeti Edi Paloka ka deklaruar qëndrimin kundër, ndërsa e konsideron vettingun një 'komision të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve që ka marrë vendime politike'. Kujtojmë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion që zgjatja e afateve të vettingut të votohet. 

Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 3.2.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës kërkuar nga deputeti FerdinandXhaferraj. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)

4. Interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)

5. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” (Propozuar nga një grup deputetësh të shumicës parlamentare). (Neni 177 i Kushtetutës dhe nenet 77/b dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Pyetje Shprehet nismëtari Relatorë: Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi Shprehet organi përgjegjës: Këshilli për Legjislacionin dhe komisioni për Çshtjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Nen 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,
neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit

7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votashpër miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy