
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati takohet me Këshilltarin e Sigurisë së Presidetit Donald Trump, Gjeneralin Herbert Raymond McMaster.


Minsitri Bushati vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes të dy vendeve dhe falënderoi përfaqësuesin e lartë amerikan për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në fushën e mbrojtjes si dhe asistencën për institucionet ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen e iniciativës së Presidentit Trump për një luftë frontale kundër terrorizmit në kuadër të Koalicioni Global si dhe për angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në operacionet paqeruajtëse të Aleancës Atlantike në zonat konfliktuale.

Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë që qeveria shqiptare i jep punës dhe bashkëpunimit me komunitetet fetare për shkruajini e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.
Më tej ministri Bushati kërkoi një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuar për të siguruar një përqasje gjithëpërfshirëse të strukturave të sigurisë në rajon dhe reduktuar influencën e aktorëve të tretë si e vetmja mundësi për të garantuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.
Gjenerali McMaster vlerësoi kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit dhe pozicionimin e saj të qartë në funksion të stabilitetit demokratik në rajon.



