
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar sot një shkresë Ministrisë së Brendshme, mbi vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit biometrik.
Celibashi shkruan se, në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të pjesshme vendore, KQZ ka marrë shqetësimin nga disa subjekte zgjedhore pjesëmarrëse në këto zgjedhje, mbi një numër relativisht jo të vogël të shtetasve, të cilëve iu ka skaduar ose iu skadon vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit.
Celibashi shtoi se, ky shqetësim evidentohet edhe në vijim të komunikimeve që KQZ ka pasur me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me këtë çështje.
KQZ ka kërkuar më tej që në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore, të konsiderohet mundësia e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit me afat të skaduar, tej datës 6 mars 2022.



