
Arsyeja se përse po kërkohet me ngulm shkarkimi i Presidentit Ilir Meta sipas analistit Artur Zheji është se në listën e SHBA për të shpallur non grata është edhe emri i kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zheji tha se kohët e fundit po qarkullojnë fjalë se Rama po kërkon postin e presidentit të lirë në mënyrë që të mbrohet vetë nëpërmjet tij.
“Thuhet që tek lista e atyre që do vijojnë të kenë probleme me Amerikën është dhe Rama dhe i duhet vendi bosh i presidentit për të hipur vetë për tu mbrojtur. Përse po e shkarkon me shpejtësi atëherë? Pse se mban zvarrë Metën, por të lirë nga presidenca? Meta jo president është më i rrezikshëm”, tha analisti.



