Palët në tryezën e negociatave për Presidentin e ri/ Alibeaj: Iu bashkuam procesit për të mos krijuar alibi

Palët në tryezën e negociatave për Presidentin e ri/ Alibeaj: Iu bashkuam procesit për të mos krijuar alibi

Partia Socialiste po zhvillon sot negociata me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në PD, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në Kryesinë e Kuvendit janë mbledhur përfaqësues të 4 grupeve parlamentare që po diskutojnë mbi kreun e ri të shtetit.

Në fjalën e mbajtur Alibeaj tha se opozita mori pjesë në proces që të mos krijonte alibi që mund t’i shërbenin qeverisë.

Opozita mori pjesë në këtë proces për të mos krijuar alibi, arsye të paqena që pjesa tjetër e Kuvendit të shkojë në raundin e katërt dhe të pestë e të këndojnë "Ata s'erdhën, por e zgjedhim ne". Kjo nuk do t’i shërbente askujt, thjesht do ishte zgjatim i mazhorancës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë pjesë në këtë proces. Pavarësisht ndryshimeve të 2008, thelbi mbetet, 3 raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota.

Alibeaj shtoi se:

Ai që do jetë President i Republikës duhet ta dijë që nga kjo godinë ka pasur mbështetje. Nuk është zgjedhur nga një lojë meskine, por nga virtytet. Duhet të jetë peng e reputacionit publik që ka pasur në të shkuarën.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy