Theu herësin në Tiranë, Xhafaj falenderon ekipin: Ia dolëm

Theu herësin në Tiranë, Xhafaj falenderon ekipin: Ia dolëm

Fatmir Xhafaj i cili është kandidati i parë socialist që ka arritur të thyejë herësin edhe pse ishte lënë jashtë listës së sigurt, ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë besimin për një tjetër mandat.

Xhafaj shkruan se bashkë me skuadrën e tij ia dolën të bëjnë një fushatë modeste në shpenzime por të pasur në besim, kurajo dhe energji.

Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund! Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë. Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji.

Më tej Xhafaj ka shprehur mirënjohje edhe për të gjithë socialistët që i dhanë kurajo dhe forcë ta çonte deri në fund këtë betejë!

Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj. Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy