Analisti Agim Baçi thotë se ajo që e shqetëson për opozitën është se mungon koncepti i rotacionit.
Ai deklaroi për “MCN Live” se Sali Berisha po vuan atë që premtoi pas rikthimit, si bashkimi i opozitës dhe mundja e Edi Ramës.
Ajo që kryesia e Partisë Demokratike duhet të pyesë Sali Berishën është a e mund dot Edi Ramën apo jo. Problem është Berisha në këtë pikë se nuk mund dot kundërshtarin. Kur erdhe nuk the unë jam më i mirë se Rama, por unë e mund Ramën.
Berisha sot po vuan atë që nuk ka bërë pas rikthimin. Premtoi se do bashkojë opozitën, do mund Ramën s’e bëre. Pse duhet ta besojnë njerëzit? Demokracia funksionon me parti politike, unë jam i shqetësuar se në demokraci një opozitë e fortë nuk e lejon qeverinë të bëhet arrogante.
Kur flasim për opozitën jemi të shqetësuar se mungon rrotacioni, nuk na shqetëson fati i Sali Berishës apo i Gaz Bardhit. Pyetja është a është gati Berisha të lëshojë nga pushteti i tij për të bërë një shtet më të mirë? Nëse nuk e bën në opozitë këtë, çfarë do bësh në pushtet më pas. Opozita duhet të kthehet në instrument në duart e qytetarëve.



