
Ish zv.kryeministrja teknike e PD-së Ledina Mandia gjatë marrëveshjes Rama-Basha, ka paditur në gjykatë qeverinë shqiptare.
Ledina Mandia e cila për disa muaj mbajti numrin dy të qeverisë shqiptare, e ka çuar këtë të fundit në gjykatë duke kërkuar që të rikthehet sërish avokate e përgjithshme e shtetit.
Mandia rezulton se është liruar nga detyra me urdhrin 156, datë 7 tetor 2013 duke u zëvëndësuar nga një tjetër emër, por pas thuajse 6 vite i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe zhbërjen e këtij urdhri.
Kjo çështje është regjistruar më 29 Mars në gjykatën administrative me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Kryeministrin Rama dhe avokaturën e shtetit.



