Mundësinë që me ardhjen e Donald Trump President të SHBA, kryedemokratit Sali Berisha do t’i hiqet non grata, ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edit Harxhi, e sheh menjëherë me krijimin e administratës së re.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, Harxhi shprehu bindjen që administrata e re mbas 20 janarit do të rishikojë vendimin për heqjen e non gratës së Berishës.
Është vendim politik i marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk është marrë nga departamenti i Thesarit, unë mendoj që po do të hiqet.
Nuk ka nevojë të lobohet kjo punë. Është agjendë ndërkombëtare përdorja e sanksioneve të SHBA ndaj disa personave.
Kjo do të bjerë menjëherë, do të luftohet menjëherë ai “deep state- shtet i nëndheshëm” që ka luftuar forca konservator në botë për arsye se i ka quajtur armiq të së majtës amerikane.



