Basha hap fushatën në Rrogozhinë: Do t’i intensifikojnë sulmet!

Basha hap fushatën në Rrogozhinë: Do t’i intensifikojnë sulmet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur këtë të premte fushatën zgjedhore për kandidatin e Bashkisë në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. Gjatë fjalës së tij, Basha hodhi akuza ndaj mazhorancës, duke thënë se Rama ka qenë në dijeni të skemës kriminale me inceneratorët dhe u shpreh se Komisioni Hetimor do të vijojë punën.

Këta qenkan të gjithë bashkë për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s’kishte dijeni, thoni ju? Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai? Ka ngjyer gishtin pas shpinës së Edi Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo! Prandaj komisioni do vazhdojë punën, pavarësisht se ja ndërprenë një herë. U detyruan në bashkëpunim me partnerët tanë strategjike,  atë kohë që kemi do ta përdorim me efiçencçe maksimale. Ndërsa ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë. Tani janë para dyerve të SPAK, shumë shpejt do të jenë aty ku e meritojnë. Janë prova më e mirë që hedh në tokë të gjitha sulmet, të gjitha shigjetat, sulmet, shpifjet qe kane drejtuar ndaj PD, ndaj jush, ndaj meje, ndaj përfaqësuesve tanë, ndaj kryetares së komisionit dhe anëtarëve tanë në komision, ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë që është mburoja e vetme e interesit publik te shqiptareve. Do t’i intensifikojnë sulmet. I keni parë kanë filluar. Sa më shumë iu afrohen nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave aq më shumë kanë filluar flasin për brava. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Dy ministra i ka prapa hekurave tek 313. Të tjerë e kanë radhën. Se ky është edhe nga ata që i bën kurban me idenë se shpëton vetë. Po nga e vërteta nuk shpëton dot, mund ta vonosh, mund ta shtrembërosh edhe me ndihmën e patericave që kanë vënë hallet e tyre e personale mbi interesin e shqiptarëve, mbi interesin e demokratëve por nuk e vonon dot, aq sa nuk e vonon dot të vërtetën aq nuk i ndal dot as demokratët, as PD në misionin që kemi marrë përpara shqiptarëve! Është i thjeshtë, është njerëzor që u shërben njerëzve”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy