Ilir Meta ka pritur sot në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel i cili është shoqëruar nga Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.
Engel vlerësoi rolin e rëndësishëm të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në progresin e bërë nga Shqipëria dhe në veçanti miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi.



