Vrasja e gjyqtares përplas Ramën me Kryemadhin: I vetëshpalluri ‘Skënderbe’ e largoi fajin nga vetja

Vrasja e gjyqtares përplas Ramën me Kryemadhin: I vetëshpalluri ‘Skënderbe’ e largoi fajin nga vetja

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ironizuar reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me vrasjen e gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizit, nga ish-burri i saj.

Me anë të një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Kryemadhi theksoi se kjo ishte mënyra më e shëmtuar për t’ju shmangur përgjegjësive. Mes të tjerash ajo shtoi se i vetëshpalluri ‘Skënderbe’ kërkon fajtor larg vetes dhe oborrit të tij.

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vrasjen, ndërsa shtoi se “Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Mënyra më e shëmtuar për t’iu shmangur përgjegjësive! I vetëshpalluri “Skënderbe” i kohëve moderne nuk ka as konceptin më të vogël dhe ndjesinë e përgjegjësisë dhe si për çdo ngjarje kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij. Vrajsa e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë. Çdo përpjekje për të larë duart si Pontius Pilate është tregues i qartë i dështimit të qeverisë nga një burrë që thellë në ndërgjegjje ka ndoshta dobësite e tij për dhunën ndaj grave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy