Këshilli i Lartë i Drejtësisë, (KLD) në mbledhjen e radhës miratoi propozimin për presidentin e Republikës për gjashtë kandidatura për emërimin e tyre në Gjykatën e Apelit.
Në një njoftim për shtyp, KLD bën të ditur se, pesë prej tyre, ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj, si dhe gjyqtarët Elona Stavri, Elbana Lluri, Asim Vokshi dhe Artur Gaxha për në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa Vojsava Osmanaj për në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Kërkesa për plotësimin e vendeve vakante në Apel vjen pak muaj përpara ngritjes së Kolegjit Zgjedhor. Gjithashtu, në këtë mbledhje u hap edhe vendi vakant për kryetarin e Gjykatës së Tiranës.
KLD miratoi edhe gjyqtarin e Vlorës, Florian Kalaja, si ndihmës ligjor të kryetarit të gjykatës, Xhezair Zaganjori.



