Rama drejt Korçës me helikopter, shmang komunikimin me gazetarët dhe banorët (VIDEO)

Rama drejt Korçës me helikopter, shmang komunikimin me gazetarët dhe banorët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Korçë me helikopter, për shkak të rrëshqitjes së rrugës në zonën e Librazhdit, e cila ka shkaktuar bllokim të qarkullimit.

 

Lidhur me vizitën e kreut të qeverisë në Korçë, në një lidhje direkte për studion e lajmeve në MCN TV, gazetarja Elsa Xhindole bëri me dije se Rama ka shoqëruar në këtë udhëtim një grup investitorësh në fushën e arsimit. 

 

Sipas saj, qëllimi i vizitës është prezantimi i hapësirave të Polit të Dijes në Korçë.

 

Si rrallëherë, Rama ka vendosur të shkojë në Korçë me helikopter. Për shkak të bllokimit të rrugëve, ai ka zgjedhur këtë mënyrë transporti, ndërsa shumica e automjeteve janë bllokuar. 

 

Sipas informacioneve, kryeministri ka mbërritur në një moment kur situata paraqitej e vështirë dhe rruga ishte totalisht e pakalueshme për automjetet.

 

Nuk dihet ende se kur do të hapet rruga, por kryeministri nuk është shfaqur i shqetësuar për situatën, pasi ndryshe nga qytetarët ka përdorur helikopterin për të mbërritur në destinacion. 

 

Ai ka shmangur çdo komunikim me gazetarët dhe banorët, duke hyrë menjëherë brenda ambienteve të stadiumit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy