
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit te BE-së për të shtyrë në qershor të 2019-s hapjen e negociatave me Shqiperinë.
Kreu i qeverisë vlerëson se Shqipëria ka arritur të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropiane.
Ai thotë se rezultatet e reformave bënë që të skeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë.
"Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Evropës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon", shkruan Rama.



