Vetingu, Hasani: Reforma në drejtësi dështim i thellë, populli do e vuaj shumë gjatë (VIDEO)

Vetingu, Hasani: Reforma në drejtësi dështim i thellë, populli do e vuaj shumë gjatë (VIDEO)

Ish-gjyqtari Shaqir Hasani duke komentuar mbi procesin e vetingut në ‘MCN Informacion’ u shpreh se është abuzuar me emrin e SHBA-ve për shtetin që i ka dhënë reformën në drejtësi.

Ai tha se vetingu është një proces që ka dështuar edhe pse përpiqen që ta paraqesin si sukses. Sipas tij jemi përballë një drejtësie të mohuar, reforma në drejtësi është një dështim i thellë që populli ynë do e vuaj për 20 e ca vite mbrapa.

Të jetosh me nder në një vend të pandershëm është një gjë e tmerrshme. Ne nuk jetojmë me nder, ne i bëjmë dëm tjetrit dhe marrim çfarë nuk na takon. Sa i përket vetingut që përpiqen ta hyjnizojnë, ta paraqesin dështimin si sukses kjo është shumë e rëndë. Fakti është se ndershmëria është personale, kam qenë në gjykatë dhe gjëja më primare është ndershmëria personale e atij që gjykon.

Si mund të gjykohet një person që se ka shkollën e lartë një profesor si Zaganjori, kjo është e rëndë. S’kam asnjë lidhje me të dy, por njeriu ka dinjitet, unë skam pranuar të marrë pjesë në provim se më merrnin në provim nxënësit e mi që më kanë futur mik për ti kaluar dhe prandaj jam larguar herët sepse dua të ruaj dinjitetin tim.

Unë kam vërejtjet e mia unë i respektoj ata që janë bërë më amerikanë se amerikanët. Abuzohet me emrin e SHBA, ata e kanë mbështetur reformën por nuk e kanë drejtuar. Ata kanë bërë shpenzimet por kjo ka rezultuar në një dështim të plotë. Një çështje fillon sot dhe duhen shumë vite për tu rihapur, jemi përballë një drejtësie të mohuar. Si mund ta bëjë reformën në drejtësi një institucion si Soros. Reforma në drejtësi një dështim i thellë që populli ynë do e vuaj për 20 e ca vite mbrapa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy