
Ish-kryeministri Berisha tha sot gjatë një konference me gazetarët se asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikim në parti.
Berisha, i konsideroi takimet e Salianjit private dhe pa asnjë lidhje me PD-në.
Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt, privat dhe pa asnjë lidhje me PD. PD është parti me statut, institucione e forume ka edhe do të ketë debatin, që do të jetë i hapur për cilindo anëtar e drejtues. Kushdo person tjetër për qëllime private, personale, organizon takime i ka totalisht në interes të vetin dhe pa asnjë lidhje me partinë.



