Çollaku tregon çfarë e prodhoi krizën në PD

Çollaku tregon çfarë e prodhoi krizën në PD

Kriza në Partinë Demokratike sipas deputetit Kreshnik Çollaku nuk është prodhuar nga vetë kjo parti.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Çollaku tha se shkak për këtë krizë është bërë shpallja non grata nga DASH e Sali Berishës, vendim që siç e përshkruan ai ishte një bombë e vërtetë pas zgjedhjeve në PD.

“Kjo krizë që po ndodh në PD është krizë që nuk e prodhoi PD. Para 4 muajsh patëm një kongres dhe Basha u zgjodh për herë të dytë me mbështetjen e Berishës. Çështja çfarë po ndodh tani dhe çfarë më mban skeptik është pse sot. Basha që deri në korrik u mbështet edhe pse ishin shqetësimet edhe atëherë. Demokratëve u është cënuar një figurë historike si Berisha, mbase ka njerëz që u janë prekur interesat. Kjo është histori që nuk filloi në PD, pati një shpallje non grata të Berishës dhe ishte bombë e vërtetë pas zgjedhjeve në PD dhe kjo solli krizën” tha Çollaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy