
Ervin Salianji në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se KOMISIONET hetimore duhen ngritur ndërsa e cilësoi këtë aksion si të duhurin. Ai tha se ajo që po ndodh është militarizmi i parlamentit, ndërsa shtoi se aksioni i tyre ka nisur me protestat në parlament por që do vijnë duke e përshkallëzuar.
Raporti me të drejtën s’ka të bëjë me njerëzit, të gjithë thatë se komisionet hetimore duhen ngritur. Ne jemi në diskutim nëse është i duhuri ky aksion opozitës sot dhe them i bindur se po. Këto kërkesa të opozitës janë të drejta dhe në raport me publikun është fituar kjo e drejtë. Kur ka mungesa nëse ne nuk do bënim bllokim dhe gardhi sot aty ka një gjë, militarizimi i parlamentit.
Unë sot kam shkuar në zyrën time dhe më kanë ndaluar, por si mundet të ndodhë kjo, unë shkoj në punë kemi zyrat në atë godinë dhe dalin aty disa njerëz pupace të Ramës dhe nuk na lënë të shkojmë në zyrë, çfarë ti themi ne bravo. Demokracia është gjëja më e rëndësishme në një shoqëri dhe së dyti ne themi se ka regjim dhe nëse parlamenti kthehet në shinat e kushtetutshmërisë është në rregull.
Ndërsa i pyetur nëse kjo rrugë që kanë zgjedhur është efikase, Salianji tha se ka dy rrugë ose do bënin sikur ka parlament dhe do rrinim aty dhe thoshim ndonjë fjalë, ose bëjnë që këtu nuk ka normalitet dhe ata kanë zgjedhur këtë rrugë.
Publiku mendon se ata nuk kanë interesin e publikut apo shqetësim për publikun, por kanë interesat e veta, por ca të bëjmë ne të marrim armët? Këto janë rrugët me protestë, institucionale ose me armë. Ne po bëjmë protestë në parlament, kemi një aksion tjetër që do vijë duke u përshkallëzuar.



