Mediu: Opozita e bashkuar më shumë shanse për fitore. PS mund të manipulojë votën e diasporës për mandate (VIDEO)

Mediu: Opozita e bashkuar më shumë shanse për fitore. PS mund të manipulojë votën e diasporës për mandate (VIDEO)

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se partia që ai drejton është e angazhuar për të pasur figurat e veta për të kandiduar në zgjedhjet e 2025-ës, por sheh si diçka të rëndësishme mënyrën se si opozita duhet të shkojë në zgjedhje.

Me rëndësi është që të diskutohet që të dalim me një koalicion të përbashkët se si do të dalim në zgjedhje.

Nuk ka asnjë diskutim konkret për koalicionet. Nuk flitet as për vendet të sigurta dhe të pasigurta.

Nëse qëllimi nuk është fitorja e opozitës, por vendosja e disa njerëzve në vende të sigurta për të qenë në parlament, kjo është një lëvizje e dështuar.

Një opozitë e bashkuar e ka shansin shumë më të madh për të fituar sa një opozitë e ndarë.

Për MCN Live, Mediu deklaroi se vetë Kodi Zgjedhor, funksionon në mënyrë të tillë që nëse nuk je në koalicion çdo votë e partive të dala më vete, shkojnë në favor të Partisë Socialiste dhe shtoi se ky ishte edhe synimi pse Edi Rama bëri ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Partia Republikane ka pasur një rrugëtim politik dhe elektoral të përbashkët me PD që nga vitet ‘90-të.

Gjithmonë kemi pasur angazhim politik të përbashkët si në qeverisje dhe në opozitë.

Të vetëm nuk fitojmë, të bashkuar janë të gjitha shanset, nëse do angazhohemi.

Nuk ka rëndësi kush është e imja, kush është e jotja, e rëndësishme është që të bashkojmë opozitarët.

Kemi një republikë kryeministrore që ka vetëm një njeri në krye.

Ky realitet kërkon një bashkëpunim opozitar të padiskutueshëm.

Sa i takon votës së diasporës dhe nisjen e regjistrimit online 120 ditë para zgjedhjeve, Mediu tha se me rëndësi është standardi zgjedhor dhe se kushdo mund të votojë, por varet kush numëron.

Dhe këtu numëron qeveria, pa hyrë në kutinë e votimit. Ne nuk kemi standard zgjedhor në Shqipëri për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Votimi i diasporës është domosdoshmëri, por shumë e rëndësishme është si do të kryhet ky proces, kush janë elementët e sigurisë.

Është proces i vonuar, regjistrimi i diasporës në një mënyrë a një tjetër.

Dihet që PS pjesën më të madhe të trupit diplomatik, e ka nën kontrollin e vetë dhe do shërbejnë interesit politik të PS.

Dhe kjo ndikon shumë në qarqe të caktuara për të ndikuar në numrin e mandateve.

Ka grupe jashtëzakonisht të vlefshme në diasporë që duhen bërë pjesë e lëvizjes politike opozitare.

Nëse nuk do kemi sistem të regjistrimit masiv të diasporës, kjo do të ketë një efekt bumerang të pabesueshëm, sepse diaspora votojnë në qarqe përkatëse.

Mund të manipulohen për aq vota sa mund të sigurohet një mandat i caktuar.

Duhet një diskutim i qartë i opozitës dhe është për të ardhur keq që një grup i caktuar duhet të ulet dhe diskutojë se kush janë zgjidhjet dhe problemet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy