Berisha prezanton kandidatin Luçiano Boçi nga Elbasani: Më 14 maj përballet monizmi me idealet e lirisë

Berisha prezanton kandidatin Luçiano Boçi nga Elbasani: Më 14 maj përballet monizmi me idealet e lirisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të zgjohen dhe ti dalin zot Shqipërisë, e cila sipas tij po zbrazet dita ditës nga qytetarët.

Teksa ftoj elbasanasit të votoj Luçiano Boçin, duke thënë se është kandidati më i mirë që mund të përfaqësojë këtë qytet.

Ky është mesazhi i ndryshimit të madh, është mesazhi i pranverës së re të demokracisë, është mesazhi i fitores të pluralizmit politik në Elbasan dhe në Shqipëri. Është mesazhi i fitores së Luçiano Boçit, si qytetari i parë i Elbasanit.

Me 14 maj në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë, përballet monizmi me idealet e lirisë, përballet monizmi me idealet e pluralizmit, përballet monizmi me dëshpërimin dhe zhgënjimin që mbjell, me shpresën dhe besimin tek Elbasani dhe Shqipëria.

Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës tonë, e idealeve tona, janë zgjedhjet për fatin e Elbasanit, për fatin e Shqipërisë. Kam besim të plotë se Elbasani do të jetë në krye të fitores, në krye të përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit, për triumfin e pluralizmit.

Elbasanase dhe elbasanas, kurrë mos harroni se në momentet kritike të kombit, ju keni ndarë më mirë, më drejtë se gjithë të tjerët.

Mendja jua, virtytet tuaja, arsimimi, atdhedashuria bënë që Elbasani të jetë qyteti i dritës për mbarë kombin shqiptar.

Elbasani në shekuj, në dekada, rrezatoi në të 4 anët e Shqipërisë, dije, dije, atdhedashurinë, po kaq sa dijen. Është ky qyteti në të cilin u përgatitën mijëra e mijëra të dijes, që ndriçuan mendjen e shqiptarëve me dije, ndriçuan mendjen e shqiptarëve me shqiptarizëm, me atdhedashuri, me dashuri për Elbasanin dhe Shqipërinë.

Është ky qyteti që rrezatoi në të 4 anët e dheut, dije dhe demokraci. Demokracia dhe arsimi, demokracia dhe dija, janë një dhe të pandarë. Është ky qyteti që do të konservonte në shekuj dhe mijëvjeçar, të folmen më të bukur shqiptare, të cilën komisija e gjuhës, do ta zgjidhte si gjuha zyrtare të shqiptarëve.

Është ky qyteti që hodhi themelet, e islamit shqiptar si doktrinë e shqiptarësisë. Elbasani dhe kombi, shpirti i tij, janë një dhe të pandarë. Shqipëria pret nga Elbasani me 14 maj të votohen idealet e lirisë, të votohet pluralizmi, të votohet Luçiano Boçi.

Berisha tha se në 14 maj të votojmë ndryshimin pasi Elbasani është tokë e bekuar.

A kemi ne përgjegjësi. Ne jemi parti, forca konservatore, a kemi ne përgjegjësi për traditën, a kemi ne përgjegjësi para atyre që u flijuan, sakrifikuan gjithçka, a kemi ne përgjegjësi para të rinjve tanë.

Si ka mundësi të ecim të përgjumur duke parë Shqipërinë që shpërbëhet çdo ditë. Duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë nga Elbasani dhe nga Shqipëria. Një thirrje e thellë buron nga shpirti i çdo shqiptari, të zgjohemi ti dalim zot Shqipërisë, të zgjohemi, të votojmë, të firmosim, fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan, fitoren e kandidatëve tanë kudo.

Po pse Elbasani, pse Shqipëria. Nga qyteti i bekuar, nga dhe i bekuar, u shndërruar në 8 vite në një kohë kaq të shkurtër, në qytet i mallkuar, në dhe i mallkuar, në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet jeta, qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet e ardhmja.

Nuk ka kushtrim më të madh, apel më të thellë për të gjithë ata të cilët kanë në shpirtin e tyre, një grimë dashuri për Elbasanin dhe Shqipërinë.

Të votojmë ndryshimin me 14 maj sepse Shqipëria, Elbasani janë tokë e bekuar, është qytet i bekuar.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata.

Ai tha se Elbasani është zhytur në korrupsion dhe e helmuar nga tymi i inceneratorëve e luftës politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy