Vula dhe zgjedhjet/ Vangjeli: PD vazhdon të jetë peng i Bashës dhe Berishës. Koalicioni me PL, alternativa e vetme kundër Ramës

Vula dhe zgjedhjet/ Vangjeli: PD vazhdon të jetë peng i Bashës dhe Berishës. Koalicioni me PL, alternativa e vetme kundër Ramës

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me situatën në Partinë Demokratike sa i takon vulës dhe zgjedhjeve të 14 majit. Ai tha se këto çështje tashmë janë kthyer në një problem që nuk po prekin më vetëm këtë forcë politike, por po preket e gjithë shoqëria.

Sipas tij, PD vazhdon të jetë peng i Berishës dhe Bashës dhe vullnetit të dobët dhe egoizmit ekstrem të këtij të fundit dhe se koalicioni i PD me PL mbeten e vetmja alternativë përballë Ramës.

Është një komedi e madhe atje ku ka të qeshur të fortë nuk mungon loti, pra ku ka komedi ka dhe tragjedi, po bëhet një çështje e gjithë shoqërisë shqiptare jo vetëm e Partisë Demokratike. Dy janë kolonat ku u mbahet gjithë sistemi kur njëra nga këto këmbë çalon e gjithë shoqëria çalon. Opozita ka dështuar sepse refuzoi rregullat ku më minimalja është legjitimiteti moral. Pas zgjedhjeve të prill 2021 me të qeshur kanë kaluar 2 vjet në vend që opozita të hynte në një proces normal, humbësi i dy zgjedhjeve të njëpasnjëshme mirë apo keq me apo pa faj, moralisht do të duhej të largohej.

Nuk e bëri një gjë të tillë dhe ndërkohë që ai kërkonte një mandat të tretë në krye të PD, ndodhi dhe shpallja non grata e Berishës dhe këtu është thelbi që të gjitha palët e fshehin, ndërmjet këtyre dy burrave paraardhësit dhe pasardhësit që është Berisha dhe Basha, dhe gjithashtu pasardhësit Basha dhe Berisha fiksuan një marrëveshje okulte me njeri tjetrin, më ndihmo të bëhem kryetar dhe unë të ndihmoj të kalosh non gratën. Berisha e mbajti gjysmën e peshës së tij, ndërsa Basha me non gratën e pa Berishën e pa si peshë që duhet të shkëputej.  PD vazhdon të jetë peng i Berishës dhe Bashës dhe vullnetit të dobët dhe egoizmit ekstrem të Bashës dhe të dy janë shuamë të vjetër për ti dhënë diçka kësaj partie. Nëse thelbi nuk shihet, por është thjeshtë vënia në skenë e të njëjtës komedi, është tentativa idiote për tu marrë me pasojën pa u marrë me shkakun.

I pyetur për hapin e bërë pas të Alibeajt, dhe thirrjene  tij për tu larguar nga Meta, Vangjeli i ka cilësuar si hipokrizi. Ai tha se koalicioni i Partisë Demokartike me Paartinë e Lirisë aktualisht mbetet alternativa e vetme kundër një PS të unifikuar.

Çfarë hapash ka bërë kjo pjesë e PD e vulës për të vendosur legjitimitetin në këtë pjesë të opozitës, ajo ka vetëm një autorizim në të cilën Alibeaj do drejtonte PD. Nga ana tjetër Berisha me të gjithë atë që bëri, rikthim i bujshëm, arriti të ketë fitoren e tij personale por në dëm të grupit që e shoqëron, këtu është përplasja dhe kontradikta, sepse në emër të grupit ai ka humbur sepse ka ndarë grupin dhe në këtë situatë të dyja palët, kanë vetëm një rrugë të largohen sepse secili prej tyre e dinë që qenia e tyre është mënyra më e mirë për ti mbajtur larg demokratët nga një alternativë për të ardhur në pushtet.

Politika është zgjidhje, dhe është fakt që opozita dhe LSI dje dhe PL sot është i vetmi shans për momentinn për tu shndërruar në një alternativë përballë Ramës dhe një PS-je të unifikuar. Është lëvizje me detyrim përcaktim dhe çdo lëvizje tjetër pastaj është hipokrizi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy