Vangjush Dako, rekurs në Gjykatën e Lartë. U lirua pasi i mbaruan afatet e paraburgimit

Vangjush Dako, rekurs në Gjykatën e Lartë. U lirua pasi i mbaruan afatet e paraburgimit

Ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe tre të dënuar të tjerë kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pafajësi. Gjykata e Lartë me dorëzimin e rekursit ka hedhur shortin ku dhe është caktuar si relator gjyqtari Genti Shala. 

 

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi më 16 shtator të vitit të kaluar lënien në fuqi të dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre”, të dhënë nga shkalla e parë, lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. 

 

Megjithatë, përveç periudhës së qëndrimit në qeli nga arrestimi i tij më 6 qershor 2023 deri më 27 shkurt 2024, kur u lirua për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit, Dako shleu rreth 11 ditë burg, pasi pjesën tjetër e ka vuajtur në “arrest shtëpie”, që gjithashtu njihet si vuajtje dënimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy