"Lufta" në rrjetet sociale, Rama: Vetingu si ilaç gjarpërinjsh. Basha: Gjëagjëzë Edvingu, kush e gjen fiton "Toyota Yaris"

"Lufta" në rrjetet sociale, Rama: Vetingu si ilaç gjarpërinjsh. Basha: Gjëagjëzë Edvingu, kush e gjen fiton "Toyota Yaris"

Kreu i ekzekutivit Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me procesin e vettingut!

Duke e cilësuar vettingun si ilaç gjarpërinjsh, Rama në një status në rrejtin social Twitter thotë se opozita ka dalë me libër shtëpie kundër tij si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!

Kreu i qeverisë shkruan se në vend të Letrave Anonime tani janë shpifjet dixhitale të Saliut dhe në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit!

"Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli", shkrun Rama.

Por pas postimit të Edi Ramës, i menjëhershëm ishte edhe përgjigja e kreut demokrat Basha.

Në një reagim në rrjetin social "Facebook", kreu i opozitës, ka shkruar se Rama ka bashkuar qeverinë me krimin e organizuar dhe gjyqësorin e korruptuar. 

Dhe si për vazhdim të ironisë, kryedemokrati thotë se kush e gjen gjëagjëzën e postuar ngaai fiton një "Toyota Yaris".

 

"Gjëagjëzë Edvingu:

Kush i lidh e i mban bashkë:

një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS

një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS

komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!

Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris", shkruan Basha.

lulzim baha

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy