Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi tha në emisionin “Fact Check” se Kodi Zgjedhor aktual ka sjellë parregullësi të tmerrshme në zgjedhje.
Ai theksoi se Kodi është vrastar për PD-në dhe duhet të gjendet një formulë e re.
“PD duhet të ndjekë etapat në një proces të tillë. Si një forcë e madhe dhe e organizuar duhet të ndjekë etapat. Etapa duhet të përfundojë me pjesën e kontestimeve. Besoj se kam kontakte të përdishme me partinë, që forumet, partia do të ndjekë etapat e tjera të nevojshme. Ky Kod ka sjellë një parregullësi të tmerrshme në zgjedhje, PS ka marrë 52 për qind të votave dhe ka prodhuar 83 mandate. Ky është deformim i vullnetit të zgjedhësve. 52 për qind e 140-ës i thonë 72 deputetë, s’i thonë 83. Është koha që ky kod vrastar për PD-në të kundërshtohet dhe të sillet një formulë e re, që duhet të vijnë nga njerëz të mencur. Duhet të mbyllen etapa e kontenstimit, konfrontimit, dhe më pas të ndiqen etapat e tjera”.



