Ali Ahmeti kërkon që gjuha shqipe të përdoret në komunikim ndërkombëtar

Ali Ahmeti kërkon që gjuha shqipe të përdoret në komunikim ndërkombëtar

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkon që gjuha shqipe të përdoret në komunikim midis Maqedonisë me vendet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare.

Sipas tij, ligji për përdorimin e gjuhëve që duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë deri në fund të shtatorit është fryt i kompromisit, por në të ardhmen, pikërisht përdorimi i gjuhës shqipe në përdorim ndërkombëtar është çështja që pritet që të hapet.

Marrëveshja e Ohrit. Sa i përket gjuhës, për shembull, në komunikimin ndërkombëtar, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në kumunikim ndërkombëtar? Pse gjuha shqipe të jetë e ndaluar jashtë kufijve të Maqedonisë? Këto janë pyetjet të cilat mund të hapen dhe të diskutohet për to”, ka thënë Ahmeti, në një intervistë për portalin post.mk.

Për realizimin e këtyre kërkesave që po i parashtron lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, sepse tani për tani, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, gjuhë e vetme që mund të përdoret në kumunikim ndërkombëtar është gjuha maqedonase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy