Partia Demokratike, do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese ripërsëritjen e kërkesës ndaj komisionit të Venecias për opinion mbi ligjin e Vettingut, kjo për shkak të pretendimit se përkthimi zytar nuk është korrekt
Për këtë shqetësim Partia Demokratike ka vënë në dijeni institucionin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë ekspertët demokratë po përgatisin dhe një shkresë zyrtare për komisionin e Venecias, ndërkohë që kanë mbetur pak ditë nga ardhja e përgjigjes së këshillimit të tyre.
Në një deklaratë për mediat,Basha tha se Rames nuk i intereson hapja e negociatave per Vettingun por do vetem pretekst per deshtimet e tij.



