Në 16.00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pikat e rëna dakord mes PS dhe Rithemelimit

Në 16.00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pikat e rëna dakord mes PS dhe Rithemelimit

Konferenca e Kryetarëve mblidhet pasditen e sotme në orën 16.00 ku pritet të miratohen kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Gazetarja Oliverda Allmuça raporton për edicionin e lajmeve në MCN TV se ,dy të mandatuarit Gazmend Bardhi për Rithemelimin në PD dhe Klotilda Bushka për Partinë Socialiste deri më tani kanë rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Janë dy pikat kryesore që do të diskutohen, siç është ngritja e komisionit hetimor për shërbimin publik të sterilizimit dhe chek up në shëndetësi për vitin 2020.

Pika tjetër e rënë dakord është ngritja e komisionit hetimor për ngritjen e komisionit të sistemit Tims.

Në këtë mbledhje gjithashtu është parashikuar që të diskutohet edhe kuadri ligjor për nënkomisionin “Për Reformat”.

Shtyrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për dy ditë është bërë pikërisht për të përcaktuar se si do të funksionojë ky nënkomision.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy