Shehi: Rama mundet me mjete politike. Lidershipi i PD ka gabuar në mënyrë absolute 

Shehi: Rama mundet me mjete politike. Lidershipi i PD ka gabuar në mënyrë absolute 

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” shprehu bindjen se kryeministri Edi Rama mundet edhe me mjete politike.

Shehi vuri në dukje se lidershipi i PD-së ka gabuar në mënyrë absolute përgjatë viteve.  

Rama mundet me mjete politike. Në një demokraci, do gjykoja që mjeti i vetëm dhe më i mirë janë mjetet politike. Mjete politike do të thotë, fillojmë që nga ligji për zgjedhjet, që nga aleancat politike, projekti politik, lidershipi dhe opinion politik. Mirëpo ne s’i kemi përdorur, ose i kemi shpërdoruar mjetet politike. Një mjet ekstra është protesta, por do ta frymëzosh ti protestën! Por nëse protesta është një grusht njerëz që janë tifozë personalë, mbaron s’ka më popull. 

Gjykoj që lidershipi politik i PD-së ka gabuar në mënyrë absolute dhe prandaj jemi këtu. Reforma administrative është një gabim trashanik. Në 2017-ën po PD refuzoi një propozim të të djathtës europiane që e detyronte Ramën të shtynte me dy muaj zgjedhjet, të ndryshonte ligjin. Përfunduam te marrëveshja e dështuar dhe te më pak vota. Më e rëndë akoma ishte një këmbë brenda dhe një jashtë reformës në drejtësi, që u krijua ideja që më frikë e kanë këta në opozitë reformën në drejtësi. U krijua dyshimi që këta janë hallexhinj, kur hallin duhet ta kishin ata që kishin qeverisur 4 vjet. 2019 dalim nga Parlamenti, dalim nga zgjedhjet, një gjest që s’ishte bërë ndonjëherë në politikën shqiptare”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy